Lajme

Kaq persona kanë vdekur deri me tani nga Koronavirusi

Më shumë se 200 mijë njerëz në botë kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave më të reja nga Universiteti Johns Hopkins.

Më shumë se 2.8 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga Covid-19, kanë treguar të dhënat.

Kjo vjen pak pasi numri i fataliteteve kaloi 50-mijëshin në Amerikë, si vendin më të prekur në botë.

Më 11 janar, në Kinë ishte raportuar vdekja e parë e lidhur me virus. Më shumë se 210 shtete deri tash kanë konfirmuar raste me koronavirus.

Saktësisht 200 mijë e 698 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit, e të infektuar janë 2.86 milionë.

Burimi

Back to top button