Lajme

Katër të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 10 pacientë të prekur me COVID-19, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se katër prej të infetkuave janë në gjendje të rëndë.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me Covid-19.6 pacientë janë në gjendje stabile, 4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv)”, thuhet në njoftim.

Në klinikë janë edhe pesë pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin.

Back to top button