Lajme

Këta janë dy të rinjtë kosovar që humbën jetën në Gjermani

Dy fëmijë kosovarë me shtetësi gjermane, kanë ndërruar jetë sot pas goditjes fatale nga një tren në Bruckberg të Gjermanisë raporton Kosova24.

Siç shkruajnë mediat gjermane, aksidenti ndodhi ndërsa ata po tentonin të zinin trenin në drejtim të Landshut, i cili veçse kishte arritur në stacion.

Mësohet se dy fëmijët kosovarë që humbën jetën janë Hasan Arifaj 17 vjeçar dhe Blerian Arifaj 13 vjeçar. Të dy janë vëllezër dhe janë djemtë e Arif Arifaj nga Ratishi i Deçanit, shkruan Kosova24.

Ndryshe shumë figura të larta të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e dy të rinjve në Bruckberg të Gjermanisë./Kosova24/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button