Lajme

Kejvina Kthjella në lidhje me reperin e njohur: Kjo fotografi dëshmon shumëçka

Tashmë e disa muaj po përflitet më shumë për jetën private të modeles Kejvina Kthjella, konkretisht për një lidhje të mundshme dashurie me reperin e njohur shqiptarë, transmeton Gazeta Metro.

Bëhët fjalë për Seven Saraçin, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, vend ky i cili është frekuentuar shumë nga Kejvina kohëve të fundit. Vazhdimisht shiheshin bashkë nëpërmjet postimeve, por asnjëherë nuk folën asnjëri se ka diçka në mes tyre.

Krahas kësaj reperi ishte ai i cili postoi një fotografi në të cilën u shfaq duke e përqafuar Kejvinë, por nuk kaluan shumë kohë dhe kjo fotografi u fshij.

Përveq kësaj modelja ka postuar vazhdimisht fotografi në rrjetin e saj Instagram ku në asnjërën prej tyre nuk ka munguar komenti i reperit.

Figura e zemrës është ajo që dyshja janë duke e shkëmbyer virtualisht për momentin, por pritet të shihet se si po vazhdon kjo.

Burimi

Back to top button