Lajme

Kelmendi: Kosova të heq dorë nga mbjellja e grurit, toka jonë e kultivon edhe fistekun

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka folur për sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe rendimentin e saj.
Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet t’i mbushë rezervat shtetërore me miell e grurë.

“Te depozitohen 100 mijë tonë miell e grurë dhe pastaj të nxirret në treg në vazhdimësi dhe të orientohet tregu”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se në tokën e Kosovës duhet të mbillen kultura që kushtojnë shumë më shtrenjtë se gruri e elbi.

“Toka e Kosovës e bënë edhe fistekun. Asnjëherë nuk e ka provuar se nuk kanë pasur guxim. Fisteku në Amerikë kushton 8 euro kilogrami ndërsa një kilogram grurë kushtin 15 cent…Shumë organizata të huaja na kanë thënë: Çka ju nevojitet juve të mbillni grurë. Grurë ka Kanada mjaft. Ju duhet të shfrytëzoni lartësitë mbidetare për produktet e veçanta”.

Source link

Back to top button