Lajme

”Kemi dale në protestë me kauzën për bukën e gojës jo për partitë politike”

Labinot Tahiri është një nga iniciatorët e protestës së sotme para Qeverisë, duke kërkuar që të hapen sallat e dasmave, ahengjet e dasmat pasi sipas tij kjo është puna e vetme që shumica prej tyre e bëjnë.

Ai gjatë protestës mbajti edhe një fjalim, duke theksuar se Qeveria kërkon tatim nga këngëtarët por nuk po bën asgjë për ta, shkruan Indeksonline.

“Nëse kta mendojnë se lujnë, ju tregojmë se jemi në gje ndje të mbledhim gjysmë milioni njerëz në shesh, sepse na don populli. Kemi dale në protestë me kauzën për bukën e gojës jo për partitë politike”, tha ndër të tjera Labi.

“Unë nuk jam për me sha Qeverinë as me gju jtë policinë, por kam dalë këtu për të gjithë ti hapim sytë e mos ti ulim vesht. A ka koronavirus në parlament a në qeveri? Nëse ju merni ndonjë virus sot në protestë, unë shkoj në bu rg, shkoj 10 vjet në bu rg”, theksoi Labi, duke kri tikuar se mbledhjet po mbahen gjithandej, andaj nuk duhet disk riminuar vetëm këngëtarët e gastronomët. /IndeksOnline

Source link

Back to top button