Lajme

Kërcënohet përsëri Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kërcënuar përsëri në rrjetet sociale me vrasje.

Personi me emrin Arsim Gashi, në rrjetin social Facebook përmes një komenti ka bërë thirrje që t’i vihet flaka Presidencës bashkë me presidentin brenda në të.

Ky kërcënim është marrë seriozisht nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ka nisur hetimet e menjëhershme ndaj tij.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Metro.

Siç do ta shihni edhe në foton e mëposhtme, komentuesi Arsim Gashi njihet si militant i Vetëvendosjes dhe përkrahës i liderit të VV’së, Albin Kurti.//gazetametro.net

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button