Lajme

Kërkohet dënim me nga dy mijë euro për 30 persona për mosrespektim të orës policore

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot dorëzoi në gjykatën kompetente propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër tetë personave për kryerjen e veprës penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie, informojnë nga PTHP Shkup.

Të pandehurit nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore ata u gjetën në lokacione të ndryshme të qytetit”, thonë nga Prokuroria.

Prokurorët publikë propozon që të pandehurit të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të jetë 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button