Lajme

Kërquki: Është hipokrizi që Kurti ta shkarkojë Gashin, e ka ditur çfarë mendon për UÇK-në para se ta emërojë këshilltar të tij –

Gazetari Leonard Kerquki, thotë se hipokrizia më e madhe do të ishte tani shkarkimi i Shkelzen Gashit nga ana e Albin Kurtit.

Kjo për shkak që siç thotë Kërquki, Albin Kurti e ka pasur të qartë si loti qëndrimin që Gashi e ka pasur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta emëronte atë këshilltar të tij.

Madje Kërkuqi shton se emërimi i Shkelzen Gashit nuk ka qenë thjesht emërim, por qëndrim i tij.

Shkrimi i plotë:

Hipokrizia ma e madhe do te ishte tash shkarkimi i Shkelzen Gashit. Albin Kurti i ka pasur te qarta si loti qendrimet e Gashit per UÇK’ne. Perkunder kesaj, Kryeministri e ka emeruar ate Keshilltar, e madje e ka emeruar pasi qe kishte marre rruge mocioni per rrezimin e Qeverise se tij. Pra, s’ka qene thjeshte emerim – ka qene qendrim.

Burimi

Back to top button