Lajme

Këshilltari i Kryeministrit: Isë paloje!

Durim Berisha, këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i ka reaguar Isa Mustafës, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që ky i fundit e quajti deputetën e Vetëvendosjes, Fitore Pacollin, fashiste.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha i ka thënë Mustafës që ta palojë, përcjell Gazeta Insajderi.

Tutje Berisha ka shkruar se Mustafa është duke e hapur gojnë rreth sistemit shëndetësor ka përmendur rastin e lindjes së vajzës së tij.

“Kur Isa Mustafa e hap gojën rreth sistemit shëndetësor dhe mjekimit tonë, m’kujtohet që ato ditë kur i pati ardhur Aeroambulanca nga Austria që atë ta dërgon për shërim jashtë vendit, bashkëshortja ime pati sjellur në jetë vajzën tonë, Mjaltën. Nuk e harroj faktin se përpos medikamenteve, duhej blerë edhe shiringat që kushtojnë 2 cent”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka treguar se për shkak të mungesës së kushteve vajza e tij e sapo lindur kishte vdekur.

“Mbi të gjitha nuk harrohen fjalët e Dr. Agronit që më pati thënë pak minuta pas lindjës së saj se “më vjen keq por vajza nuk do të mbijeton. Kudo në botë do të mbijetonte por jo në Kosovë. Nuk i kemi kushtet.” Ashtu edhe ndodhi, ajo ndërroi jetë dy ditë pas u lind, ndërsa këtij vazhdojmë t’ja shohim sherrin, se hajri s’ju ka pa kurrë”, ka shkruar Berisha.

“Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr vazhdimisht PDK dhe LDK, e ky e hap gojën.Isë, paloje!”, ka përfunduar postimin e tij, këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha.

Krejt ky debat ka filluar pas dekalaratës së Fitore Pacollit rreth shërimit të nënës së ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe atij të Isa Mustafës jashtë vendit. /Insajderi.com

Burimi

Back to top button