Lajme

Këshilltari i Kurtit: Thaçi vjen nga një familje fshatare, nënën e ka amvise

Driton Tali, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë ditës së sotme ka bërë një sulm ndaj presidentit Thaçi duke reaguar pas një statusi të profesorit universitar, Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook.

Majde Tali i cili u mundua të problematizonte pasurinë e presidentit Thaçi, sulmoi edhe origjinën e presidentit nga shtresa sociale përkatëse.

“Nji filozof i Hashimit paska thonë: LV nuk është pronare e së vërtetës. E thellë kjo! Por, nejse, hajt t’ia kallxojë unë disa t’vërteta për shefin e tij. Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t’shtresës “ultē fshatare”. Baba i ka punu polar (ruajtës i fushave të shtetit) e nona amvise. Si deputet në fillim rrogën e ka patur 400 marka, pastaj 600 marka, 700 euro dhe si Kryeministër rreth 1450 euro e si President rreth 2900 euro. Tashti ti folozofi Hashimit tregona t’vërtetën t’uaj si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij? Po, mos të harroj, e vertetë e madhe e LV’ës është që KEK, e PTK, e ndërmarrjet tjera publike mos t’i mjelë më as Thaçi e as…! Kjo është e vërteta e LV’ës, e dijë që për ty e shefin tond është e idhtë dhe nuk ju pëlqen ama LV është “pronare” e kësaj të vërtete!!!”, ka shkruar Tali në Facebook.

Back to top button