Lajme

Këshilltari i Pacollit: ShBA-ja nuk i beson Kurtit, ma kanë thënë vetë përfaqësuesit e Trump

Këshilltari i Kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka thënë se për herë të parë Kosova ka një kryeministër që nuk i besojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është alarmante.

Sipas Murselit janë vetë përfaqësuesit e administratës Trump që i kanë thënë atij se Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka refuzuar çdo propozim të kësaj administrate.

“Në bisedat e mia me përfaqësues të lartë të administratës Trump, ata janë shprehur sesi Albin Kurti ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tyre. Pavarësisht cila administratë ka qenë. Një Kryeministër që ka dëmtuar thellësisht marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Që ka të angazhuar në kabinetin e tij shumë zyrtarë antiamerikan. Për herë të parë në histori të vendit, ne kemi një Kryeministër të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i besojnë. Kjo është alarmante”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button