Lajme

Këshilltarja e Kurtit ‘me këmbë përpjetë’ qëndron pas ministrit Arben Vitia

Skandalet nga Qeveria Kurti po vazhdojnë, tani një tjetër gjest i ulët ka ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë.

Furtuna Sheremeti, këshilltarja e Jashtme Juridike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet me këmbën e ngritur lartë apo në zhargonin e shqipes ‘me këmbë përpjetë’.

Sheremeti në sallën e konferencave në Ministrinë e Shëndetësisë, ka zgjedhur që pas ministrit Arben Vitia, ta vendos këmbën gati te koka e ministrit dhe ta publikon atë në Instagram.
Kjo sjellje e ulët brenda institucionit të Kosovës nga ana e këshilltares Sheremeti, po bëhej teksa ministri Vitia po shpjegonte diçka në një moment pune, shkruan Gazeta Metro.

Kjo foto është publikuar në rrjetet sociale dhe tani është bërë virale nga simpatizantët e partive politike kosovare.

Kujtojmë se Sheremeti gjatë kësaj kohe po qëndron afër kryeministrit në detyrë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, madje ajo para pak dite tha se vendosja e orës policore nga Qeveri Kurti nuk përbente shkelje kushtetuese, por në fakt doli e kundërta, Qeveria Kurti kishte shkelur Kushtetutën sipas një aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese..

 

Burimi

Back to top button