Lajme

Kështu do të jetë moti sot (E marte)

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por pak më i freskët. Pasdite në disa rajone në veri dhe verilindje të vendit mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, kurse në viset tjera do të mbetet kryesisht me diell dhe me ulje të lehta të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë mund të ketë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi.

Pasnesër në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite vonë në disa rajone priten vranësira, por pa reshje atmosferike.

Ditëve të ardhshme pritet mot mjaft i nxehtë, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat do të kulmojnë duke arritur shkallën tropikale 30 e më shumë gradë Celsius./Meteoballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button