Lajme

Këta deputetë në vitin 2014 kanë votuar për të ndaluar ‘zhurmën’ e xhamive, edhe Kurti në mesin e tyre

Gjashtë vite më parë, në Kuvend të Kosovës ishte diskutuar projektligji për mbrojtjen nga zhurma, në të cilin ezani vlerësohej si zhurmë. Votën për në vitin 2014-të, e kishin dhënë edhe Lëvizja Vetëvendosje, anëtarët e së cilës së bashku me liderin tash i ndalin në gjysmë fjalimet kur thërret ezani.

Konferencat po i ndalin në gjysmë për të respektuar thirrjen e ezanit. E kjo praktikë, tashmë është përsëritur disa herë nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëm gjatë javës që lamë pas kryeministri në detyrë i ka ndalur dy konferenca për të respektuar ezanin.

Për këtë i ka reaguar kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Ai ka shkruar se Albin Kurti është duke manipuluar me ndjenjat e muslimanëve.

“Mos të harrojmë se me 2014 VV-ja në krye me Albin Kurtin votuan të gjithë njëzëri ligjin që e kufizon Ezanin dhe që ky ligj Ezanin e cilësonte zhurmë akustike. Të gjithë e dijmë që fushata parazgjedhore ka filluar, por me luajt me ndjenjat e muslimanëve është vepër shumë e ulët”, ka shkruar ai.

Vetëvendosje vite më parë kishte votuar pro Ligjit për parandalimin e zhurmës së ezanit, që ishte propozuar nga ish-ministri i Ambientit në atë kohë, Dardan Gashi.

Kuvendi kishte miratuar ligjin për ndotjen akustike, në të cilën përmendet edhe zhurma që vjen nga ezani, thirrja që bëhet në xhami 5 herë në ditë për faljen e namazit.

Atë kohë Vetëvendosje kishte votuar për, ani pse pothuajse gjithmonë si opozitë votonte kundër ligjeve të qeverisë.

Të gjithë deputetët e LVV’së përfshirë edhe Albin Kurtin, kishin votuar pro ligjin për zhurmat, që hapi debat të madh veçanërisht për pjesën ku sanksionohet zhurma e ezanit të xhamive dhe kambanave të kishës.

Votën për e kishin dhënë edhe deputetët e PDK’së, derisa nga Partia Demokratike kishte votuar kundër ligjit vetëm deputetja Ganimete Musliu.

Ndërkohë, shumica e deputetëve të LDK’së, me përjashtim të Alma Lames, Vjollca Krasniqi e Sadri Ferati, të tjerët kishin votuar kundër ligjit. Edhe deputetët e minoriteteve nuk e kishin përkrahur Ligjin.

Burimi

Back to top button