Lajme

Këta janë pacientët kosovar me kancer që e munden koronavirusin

Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë që kur u shfaqen rastet e para në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 38 raste, prej të cilëve 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

Në mesin e të shëruarve janë edhe dy pacientë të sëmurë me kancer.

Lidhur me gjendjen e tyre të përgjithshme për Klan Kosova ka folur drejtori i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi.

”Dy pacientë të sëmurë me kancer e kanë kaluar Covid-19 si grip, me plogështi, temperaturë. Pacientët kanë qenë në fazën e katërt të sëmundjes apo siç njihet metastazë. Njëri nga pacientët ka kancer në dy krahët e mushkërive, kurse tjetri në prostatë. Pacienti që ka kancer në mushkëri është infektuar në shtëpi nga vajza. Edhe pacienti tjetër e ka marrë infeksionin nga djali i tij në shtëpi”.

Kurtishi theksoi se tek pacientët janë marrë masa të izolimit.

“Personi që ka qenë me kancer në mushkëri, ka qenë i izoluar në shtëpi për dy javë, kurse për shkak të shqetësimeve pacientit tjetër i është përcjell gjendja në Klinikën Infektive për 10 ditë”.

Burimi

Back to top button