Lajme

Këta janë personat që duhet të japin përgjegjësi për fatin e Ukshin Hotit (Dokument)

Kanë kaluar 21 vjet, por ende asgjë nuk dihet për fatin e intelektualit dhe patriotit Ukshin Hoti. Gazeta NewBorn, sjell dokumente nga burgosja e Ukshin Hotit, e deri te urdhëri i drejtorit të burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, për lirimin e tij si dhe lidhjet e MUP-it serb që tregojnë qartë se ku shteti i Kosovës mund të drejtohet dhe të dijë për fatin e Ukshin Hotit.

Më 17 të muajit maj do t’i mbushte 5 vite të vuajtjes së dënimit në burg. Kështu kishte qenë i dënuar dhe duhej të lirohej më 17 maj 1999. Por e “liruan” një ditë më herët, më 16 maj 1999.

Ukshin Hoti “u lirua” më 16 maj 1999. Këtë ditë pranon vendimin në cirilicë me nr. 24-2241-05, të cilën e kishte nënshkruar drejtori i Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq. Nga ky moment, nuk dihet asgjë për fatin eatdhetarit, Ukshin Hoti.

Vendimi i drejtorit të burgut të Dubravës Aleksandar Rakoçeviq

Siç dëshmon kjo listë e shkruar gjatë struktirimit të të burgosurve nëpër dhoma të këtij pavijoni, Ukshin Hoti ishte i vendosur në dhomën Nr. 22. të krahut: 13 D.

Nga pavijoni, Ukshinin e mori mbikëqyrësi i Pavijonit “B” – Branko Komatina, i cili e ka dërguar deri në dalje të Burgut.

Kartela e letërnjoftimit të Mbikqyrësit: Branko (Milovan) Komatina

Struktura komanduese e MUP-it!

Struktura komanduese e ushtrisë serbe!

Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë e Drejtuar gjatë luftës nga Ministri Vlajko Stjoljkoviç. Brenda Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç, forcat policore speciale të komanduara nga Lt.Gen.Obrad Stevanoviç dhe forcat antiterroriste te komanduara nga Kolonel Zhivko Trajkoviç….!*)po aty.

Kështu të gjithë këta dhe stafi komandues i burgut të Dubravës me: Drejtorin – Aleksandër Rakoçeviç, komandantin e burgut Miroljub Vidiç – MIKI , si dhe stafin komandues që urdhëronte nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë si dhe komandosë nga rajoni i Pejës, të cilët u cekën në vijim, bënë planet dhe ky plan “skenar” filloi realizimin.
Kopja e Kartelës së letërnjoftimit të Drejtorit të Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button