Lajme

Këto janë pesë shtyllat e “Qeverisjes Alternative” sipas Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon postimet në rrjetet sociale në lidhje me mënyrën se si duhet të jetë një Qeverisje e mirë në Kosovë.

Kurti ditë më parë ka deklaruar rreth krijimit të “Qeverisë Alternative”, ndërsa sot nëpërmjet një fotografie ai ka treguar pesë shtyllat e qeverisjes së mirë që sipas tij vijnë me “Qeverisje Alternative”.

“Ekonomi dhe Financa, Drejtësi dhe Siguri, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Sport, Arsim, Kulturë dhe Rini, Politikë e Jashtme, Integrime Evropiane dhe Diasporë”, janë pesë shtyllat e qeverisjes së mirë të publikuara nga Kurti.

Kujtojmë se dje Kurti edhe bëri paraqitjen e tij të parë në televizionin e tij në TVV, ku kritikoi Qeverinë Hoti për qeverisjen dhe paralajmëroi ardhjen e tij sërish në pushtet.//gazetametro.net

Back to top button