Lajme

Këto janë tri mjeket mikrobiologe që testojnë mostrat për koronavirus në Kosovë

Janë bërë shumë kampanja në përkrahje të mjekëve që gjenden në vijën e parë të frontit, në mënyrë që të tregohet mirënjohja për mantelbardhët.

Në Kosovë që prej rasteve të para që u paraqitën me COVID-19, mjekët janë në detyrë. Por janë tre mikrobiologe që punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, e që puna e tyre lidhet direkt me testimet që bëhen për koronavirus.

Bëhet fjalë për Pranvera Abazin, Donjeta Pllana dhe Zana Kacaniku – që janë tre gra mikrobiologe që merren ekskluzivisht me testimet për COVID-19.

Ato punojnë me orar të tejzgjatur pasi janë ndër ekspertet e vetme të kësaj lëmie në Kosovë.

Të trija janë heroinat e ditëve të pandemisë. Ato po punojnë ditë e natë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të personave të infektuar me koronavirus.

Abazi, Pllana e Kacaniku i marrin të gjitha mostrat e të dyshurëve me COVID-19 dhe i testojnë në Departamentin e Mikrobiologjisë. Deri dje më 28 prill ato kanë testuar 6.995 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 e prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 790 raste, ndëresa 22 raste kanë ndërruar jetë.

Që nga 8 shkurti kur ka filluar testimi për koronavirus edhe në Kosovë, 536 rsate janë aktive dhe 232 të tjerë të shëruar. Ja emrat e tyre: Zana Kacaniku, Donjeta Pllana, Pranvera Abazi.

Këto janë tri mjeket mikrobiologe që testojnë mostrat për koronavirus në Kosovë

Back to top button