Teknologji

Kia Forte do të lansohet si makinë që mbushet me rrymë

Kia Forte do të lansohet si makinë që mbushet me rrymë – Versioni i i ri Forte, është duke u zhvilluar që të funksionojë me bateri
Gjatë vitit të kaluar, është lansuar gjenerata e tretë e Forte, që është një makinë ekonomike dhe me stil sportiv të ngjashëm me Kia Stinger, transmeton Shkruje.

Megjithëse është lansuar edhe versioni Forte GT, mësohet se Kia ka punuar që ta kthejë këtë makinë që të mbushet me rrymë në tërësi. Kjo makinë, fillimisht do të lansohet në tregun kinez, ku do të quhet K3. Brenda do ta ketë motorin me jone litiumi me 56.5 kWh, që mund të arrijë deri në 482 kilometra me një mbushje.

Që të dallojë nga modeli aktual me djegie të brendshme, në Kia Forte do të përdoren linja të reja, ndërsa do të largohet grilli, ndërsa pjesa e përparme do të jetë e ngjashme me Kia Niro. Aerodinamika e përmirësuar do t’ia lehtësojë lëvizjen, derisa motorin e ka të fuqizuar me 184 kuaj fuqi.
Të gjitha të dhënat shtesë për Kia Forte, pritet të mësohen së shpejti, pasi është thënë se gjithçka është gati për prezantimin e kësaj makine. /shkruje/

Pjesa e jashtme e kësaj makine, është e bërë nga metali që nuk ndryshket, ndërsa i ofron shoferit dhe pasagjerëve siguri maksimale.Lidhur me këtë pjesë, blerësit e kësaj makine duhet të marrin një vendim të rëndësishëm kur e porosisin sepse vjen në çfarë ngjyre apo shtrese. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Tesla, Elon Musk kur është pyetur nëse Cybertruck mund të porositet me ngjyrë të caktuar.

Ngjyra nuk është i vetmi opsion më të cilin mund të kërkohet kjo Tesla me përmasa gjigante, ka mundësi edhe të mbështillet me shtresa që kanë çfarëdo dizajni të ilustruar në to. Së bashku me këtë opsion, që është në mesin e shumë opsioneve tjera që do t’i ketë kjo makinë, pritet të jetë edhe një çmim të konsiderueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button