Lajme

Kina rihap shkollat, merr një vendim të çuditshëm për nxënësit

Fëmijët në Kinë janë kthyer në shkollë pas 3 muash të bllokuar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kina tashmë ka arritur të rihapë vendin edhe pse nën masa të shumta. Kështu edhe fëmijët në shkollë kanë rregullat tyre dhe kryesorja është mbajtja e distancës.

‘Metro’ ka postuar disa foto nga nxënësit e shkollës fillore në Kinë, të cilët kanë kapele të dizenjuara në formën e dy helikave që nxënësit të rujanë distancën nga njëri-tjetri.

Gjithashtu, përveç kësaj kapeleje të veçantë, ata shihen që mbajnë edhe maska kirurgjikale. Kapelet e bëra në shtëpi janë bërë kryesisht prej kartoni.

Fotografitë vinë nga shkolla ‘Yangzheng’ në provincën Zhejiang. Zëvendësdrejtori Hong Feng tha: Kjo ishte ideja jonë krijuese. Na ndihmon të promovojmë sloganin tonë. Vish një kapelë një metër, mbaj distancë një metër. Për t’u siguruar që nxënësit e shkollës të respektojnë masat e higjienës, nxënësit nuk lejohen të kenë ndonjë kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe nuk mund ta heqin kapelen e tyre.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button