Lajme

Kishte bërë një gabim të madh para 32 vitesh, shqiptarit i ndodh ajo që nuk e kishte parë as në ëndërrat më të këqija

Një skuter i vjetër “Ciao”, i vj edhur 32 vjet më parë u gjet dhe u kthye tek pronari nga karabinierët e Novafeltria (Rimini), të cilët aku zuan një shtetas shqiptar 42-vjeçar për marrjen e mallrave të vje dhura.
‘Ansa” shkruan se motori i vje dhur në vitin 1988 u gjurmua nga policia gjatë kontrolleve në një aksident rrugor të ndodhur në maj në komunën e Villa Veruçhio.

Burri që drejtonte mjetin e vogël ishte përfshirë në një akside nt për shkak të konsumit të alkoolit, duke përfunduar në dhomat e urgjencës me një prognozë 20-ditore.
Në vendin e aksi dentit, policia konstatoi se mjeti nuk kishte targa dhe dokumente pronësie. Nga kontrollet pasuese në shasi u zbulua se ‘Ciao’ ishte vjedhur në Bolonjë në 1988 dhe se pronari i ligjshëm kishte vdekur disa vjet më parë.

Në përfundim të hetimit, 42 vjeçari u raportua për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, përveç posedimit të sendeve të vjedhura. Më në fund, karabinierët duke qenë se pronari kishte ndërruar jetë, ia kthyen mjetin e vogël vëllait të tij. Mediat italiane shkruajnë se ai e priti me habi kur pa se skuteri u kthye…mbase e kishte harruar për shkak të periudhës kaq të gjatë.

Source link

Back to top button