Lajme

Kjo është deklarata e Fitore Pacollit për nënën e Ramush Haradinajt që po nxit reagime të ashpra nga AAK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli derisa ka folur për situatën me shëndetësinë në vend, ka përmendur edhe nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që ishte dërguar për shërim jashtë vendit, dhe kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Pacolli ka deklaruar se edhe vetë ish-kryeministrat të afërmit e tyre i kishin dërguar për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit, derisa aty përmendi nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi”, deklaroi Pacolli.

Kjo deklaratë e deputetes së Vetëvendosjes ka nxitur reagime të ashpra në AAK.

Deputeti i Aleancës, Rasim Selmanaj e ka quajtur shizofrene politike e të pashpirt Pacollin.

Fitore PacolliTurp për juve! Kurrë s'e kisha besuar se një deputete e Kosovës, madje që flet shqip, t’ia lejojë…

Julkaissut Rasim Selmanaj Keskiviikkona 15. huhtikuuta 2020

“Fitore Pacolli… Turp për juve! Kurrë s’e kisha besuar se një deputete e Kosovës, madje që flet shqip, t’ia lejojë vetes të flasë me një urrejtje të paimagjinueshme ndaj Nënës së Luan e Shkëlzen Haradinaj! Nga shizofrenia politike e saj, duke menduar ta “godasë” politikisht Ramush Haradinaj, harron se nëna Rukë, pra Nëna e Ramushit e Dautit, është Nëna fisnike, Nëna shqiptare që lindi e rriti djem kreshnikë si Luan e Shkëlzen Haradinaj, që i zbardhën ftyrën kombit duke e larguar Serbinë nga Kosova! Fitore Pacolli, një femër gjuhëvrerë, pra nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm edhe ta përgojojë Nënën, e cila qindra mijëra ushtarë ka pritur e ka përcjellë nëpër beteja, si të ishin bijtë e saj. Nënën e cila dhjetra e qindra plagë ua ka lidhur në luftë, duke filluar prej bijve të saj. Si mundet një femër, ta përgojojë një Nanë, që ka dhënë më të shtrenjtën për këtë vend, që Fitorja “po na mbroka”?!! Jo vetëm turp, po mallkimi i tyre do të bjerë mbi ty, femër e padenjë për atë emër, e pashpirt, gjuhëhelm!” ka shkruar Selmanaj në Facebook, duke kërkuar nga Vetëvendosje të distancohet nga këto deklarata.

Me gjuhë më të ashpër ndaj Pacollit ka reaguar zyrtari i AAK-së, Brahim Mehmetaj, i cili është kryetar i degës së kësaj partie në Prishtinë dhe drejtor i pronës në këtë komunë.

“Fitore Pacolli Oj e pa turp, Nenat Shqiptare jane te gjitha Heronina”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se atë deklaratë të Pacollit e mbështesin vetëm njerëzit e sëmurë.

Me postime të ndryshme kanë reaguar edhe disa faqe që mbështesin AAK’në në Facebook.

Vetem njerezit e semure mentalish mbeshtesin deklaratate e Fitore PacollitKjo strinca e VV-seDegjova nje deklarate…

Julkaissut Milaim Zeka Torstaina 16. huhtikuuta 2020

Me gjuhë më të ashpër ndaj Pacollit ka reaguar zyrtari i AAK-së, Brahim Mehmetaj, i cili është kryetar i degës së kësaj partie në Prishtinë dhe drejtor i pronës në këtë komunë.

“Fitore Pacolli Oj e pa turp, Nenat Shqiptare jane te gjitha Heronina”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se atë deklaratë të Pacollit e mbështesin vetëm njerëzit e sëmurë.

Me postime të ndryshme kanë reaguar edhe disa faqe që mbështesin AAK’në në Facebook.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button