Lajme

Kjo është gjendja e Halil Kastratit pasi u operua (DETAJE)




Humanisti Halil Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, por se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Kështu ka njoftuar gazetari Arben Ahmeti përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai tha se Kastrati së shpejti do t’u kthehet aktiviteve të përditshme dhe emisionit E Premtja me Halilin.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për shëndetin e humanistit Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Kanal 10 shpjegon se intervenimi nuk ka qenë në zemër dhe se Kastrati gëzon shëndet të plotë pas intervenimit.

Kastrati ka pasur probleme të mëhershme me hernie dhe përkundër komplikimeve intervenimi ka qenë i sukseshëm. Stafi i ‘Jetimave të Ballkanit’ dhe Halil Kastrati falënderojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për urimet dhe dëshirat për shëndet të plotë, që kanë përcjellur gjatë këtyre ditëve.

Kastrati së shpejti do t’u kthehet aktiviteve të përditshme dhe emisionit E Premtja me Halilin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button