Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e personave me koronavirus që po trajtohen në Infektivë

Nga Klinika Infektive kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të prekur me koronavirus që janë duke u trajtuar.

Sipas njoftimit, 40 persona të prekur me koronavirus janë hospitalizuar sot në klinikë, derisa po priten rezultatet edhe për 4 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuan negative për Covid 19.

Nga 40 rastet e infektuara me koronavirus, 33 janë në gjendje stabile, 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa, në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid…

Julkaissut Ministria e Shëndetësisë Perjantaina 10. huhtikuuta 2020



Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button