Lajme

Kjo është leja e re që duhet të merrni në ATK për lëvizje të lirë

Sapo është publikuar mënyra e shkarkimit të formës online për lëvizje të lirë për operatorët ekonomik, nga nesër 15 prill me fillim nga ora 06:00.

“Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik”, thuhet në njoftim.

Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:

Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:

– qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik,

– transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara.

Burimi

Back to top button