Kronika e Zez
Trending

Kjo është Merita Hajdari që qëlloi veten me Armën në oborr e shtëpisë

Durrës/ Gruaja e policit u vetëvra pas sherrit në familje, Merita Hajdari qëlloi veten në oborr

Detaje të reja kanë dalë pas vetëvrasjes së 47-vjeçares, Merita Hajdari në lagjen nr.7 në Durrës ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vetëvrasja ka ndodhur në oborr dhe jo në dhomën e gjumit siç u raportua ditën e djeshme.

Në momentin kur 47-vjeçarja Merita Hajdari është vetëvrarë, kanë qenë prezent burri i saj dhe kunata. Në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej edhe nipi i çiftit. 47-vjeçarja është vetëvrarë me armën e shërbimit të bashkëshortit.

Të afërmit janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se gruaja kishte patur një konflikt verbal më herët për arsye familjare. Policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin e saj, Sherif Hajdari, efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Portit në Durrës. Hajdari është arrestuar pasi dyshohet se është shkaktari i vrasjes së gruas.

Nga ekspertiza e grupit hetimor rezulton se ngjarja është vetëvrasje nga ana shkencore pasi Hajdarit iu gjetën në duar shenja baruti, por sërish dyshohet se shkak ka qenë konflikti me bashkëshortin. Djali i çiftit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë dhe s'ka patur dijeni për rrethanat pasi ndodhej  në Sarandë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close