Lajme

Kjo rrugë e Prishtinës nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim

Rruga ‘Xheladin Hana’ në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Qarkullimi do të jetë i pamundur që nga ora 06:00 deri në ora 15:00.

Ky njoftim u bë nga komuna e Prishtinës, të cilët kërkuan bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Mbyllja e saj pritet të ndodh për shkak se kjo rrugë pritet të asfaltohet, pasi siç kishte raportuar ditë me parë ORAinfo vetëm pesë muaj pasi ishte asfaltuar ishin hapur gropa, duke detyruar Komunën të gërryej sërish për ta riasfaltuar.

Burimi

Back to top button