Lajme

Klononin karta bankare të turistëve të huaj, arrestohen dy gra dhe një i ri që vodhën 84 mijë euro në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, të cilët klononin banka karte.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit me iniciale B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, pasi kanë përfituar shumën 84 mijë euro.

Sakaq, bëhet me dije se treshja mashtronte shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Ndërkohë,materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “BOOKING”, për goditjen e veprimtarisë në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni nga Departamenti i Policisë , në bashkëpunim me DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Klononin karta bankare, kryesisht të shtetasve të huaj, duke përfituar shumën 84 mijë euro, evidentohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë në fushën e kri meve kompjuterike, Seksioni për Hetimin e Kr imit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Kompjuterike në Drejtorinë për Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “BOOKING”.

Pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretisht:

B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Back to top button