Lajme

Kollitej e pështynte artikujt në market, e pëson keq plaku i dyshuar për infeksion me COVID-19

Në një market në Kingston të Masaçustes, një burrë 65-vjeç kishte filluar të kollitet dhe pështyjë mbi artikuj të ndryshëm ushqimorë, duke detyruar të blerësit tjerë të reagojnë.

Ata e kanë përplasur për tokë dhe e kanë mbajtur derisa është shfaqur policia. Por edhe pse ky burrë u dërgua me urgjencë në spital për t’u testuar, policia nuk beson se ai mund të jetë infektuar me COVID-19.

Sipas dëshmitarëve okularë, burri shfaqte shenja agresiviteti dhe dëshironte të godiste një punonjës, që reagoi pasi e pa duke u kollitur dhe pështyrë mbi ushqim.

E për ta “neutralizuar” një punonjës e goditi në fytyrë, derisa blerësit e tjerë e ndihmuan që ta rrëzojnë në dysheme.

As mos tento të ngritesh në këmbë”, dëgjohen vazhdimisht duke i thënë në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga një blerës.

Sipas mediave lokale, nëse ky burrë rikthehet në market e pret dënim i rëndë, kurse të gjithë artikujt ushqimorë që mund të jenë kontaminuar janë hedhur në kontejnerin e mbeturinave e lokali është dezinfektuar.

Some guy at Stop and Shop in Kingston was coughing and spitting on the produce, he didn’t last long. He fought an employee and good customers took him down until the cops arrived.

Julkaissut Kyle Mann Lauantaina 4. huhtikuuta 2020

Burimi

Back to top button