Lajme

Kolona të gjata në Morinë, vëllezërit shqiptar ia mësyjnë Kosovës

Qindra qytetar nga Shqipëria me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytezuar hapjen e kufinjeve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore. Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë, radhët e gjata janë drejt Kosovës ndërsa kosovarët që udhetojnë drejt Shqiperisë ishin më të paktë, raporton TV Prizreni.

Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në shqiperi përfshire edhe periudhën e vetkarantinimit ndërkohë që personeli shëndetesor në kufi herë pas here kontrollon qytetarët nëse kanë simptoma të Covid 19, ndërsa pala kosovare ka masa me të ashpra për ata që hyjnë në Kosovë.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë se Kosoves thuhet se në të gjitha pikat kufitare në hyrje të Kosovës do të aplikohet kontrolli shëndetësor për qytetarët nese kanë rezultuar negativ në testimin për Covid 19, dhe periudha e testit duhet të jetë jo me e vonë se katër diteshi i fundit, në të kundert duhet ti nënshtrihen karantinimit për një periudhë shtatë ditore.

Kufinjtë u mbyllen pas një vendimi te perbashkët ndër qeveritar me 13 mars të ketij viti./tvprizreni.info

Source link

Back to top button