Lajme

Komandant Topi: Hashim Thaçi më bindi me votu qeverinë Hoti, se unë nuk e pata plan!

Shala tregon se si e bindi Hashim Thaçi ta votoi Qeverinë Hoti
Deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka thënë se do të votoj pro formimit të qeverisë së Avdullah Hotit, ani pse dy ditë më parë kishte thënë se nuk do ta votonte këtë qeveri.

Shala ka thënë se ndryshimi i mendjes së tij ka ardhur pasi ishte takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Unë para dy ditëve kam deklaruamr se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të Presidentit Haradinaj dhe të ish-kryeministrit, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, ka thënë Shala.

Source link

Back to top button