Lajme

Kompanitë e pastrimit protestojnë për mos përfshirje në Pakon Emergjente

Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës protestojnë për mos përfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë.

Protesta do të mbahet në oborrin e KRM “Pastrimit”.

Kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës në mos përfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës në Pakon Emergjente Financiare.

“Duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit te virusit Covid 19 prandaj nuk e meritojnë te anashkalohen nga Qeveria e Kosovës. Protesta do të mbahet me dt. 08.05.2020 në orën 11-12 e cila do të jetë e përfaqësuar nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe ekipi prej 30 punëtorëve dhe 6 kamionë të largimit dhe grumbullimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button