Lajme

Komuna me 33 mijë banorë në Kosovë që s’e ka asnjë rast me Coronavirus

Komuna e Kaçanikut e cila ka mbi 33 mijë banorë ende deri më sot nuk ka të infektuar asnjë qytetarë me coronavirus.

Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut, tha se komuna e Kaçanikut është e mobilizuar për menaxhimin e pandemisë Covid19.

“Deri më tani fatmirëshisht në Kaçanik ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në Kaçanik dhe urojmë të mos kemi asnjë rast as në Kaçanik e as në Kosovë”, tha ai në RTK.

Ai bëri me dije se qytetarët i kanë zbatuar rekomandimet e IKShPK-së për të qëndruar në shtpi.

“Tani jemi të rrethuar nga 3 komunat që kanë të infektuar qytetarët me Covid, siç janë: Ferizaj, Viti dhe Hani i Elezit,”, tha ai.

Ilazi bëri me dije se për orarin e ri presin informata të reja sot nga institucionet qendrore.

Sipas tij problem është orari. “Kemi fshat që është larg veq për të shkuar me 1.5 orë dhe kjo do të jetë problem,”, tha ai.

I pari i komunës vlerësoi se në këtë komunë do të jetë problem me çështjet sociale e ekonomike.

Burimi

Back to top button