Lajme

Konfirmon Policia: Një i vdekur dhe një i lënduar në askidentin në Baballoq të Deçanit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

“ Aksidenti ka ndodhur në fshatin Baballoq. Një person është i vdekur një i lënduar”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Gjakovës.

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Gjkaovës”, ka shtuar tutje Gashi.

Ai ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe se njësitet përkatëse tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes./Express

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button