Lajme

Kontrata e dyshimtë me dy biznesmenët e huaj, si e implikoi ish-ministrja e Kurtit Haki Abazin

Kontrata e dyshimtë me dy biznesmenët e huaj, si e implikoi ish-ministrja e Kurtit Haki Abazin

Pak kush në Kosovë ka njohuri për biznesmenët Michael Glazer dhe Dragan Gregurec.Glazer është jurist me profesion, që ka zhvilluar biznese të konsulencës në Lublanë të Sllovenisë. Prej vitit 2013, ai udhëheq firmën private për këshillim të bizneseve, SEE Regional Advisors Ltd..

Ndërkaq, Gregurec është një biznesmen kroat, me profesion inxhinier. Ai udhëheq një kompani private në Kroaci që merret me zhvillimin e impianteve industriale.

Por, për dy sipërmarrësit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kroaci, kanë njohuri së paku dy njerëz të pushtetit të kaluar: Haki Abazi dhe Emilija Redzepi.

Njohja me dy ish-anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti, ka qenë çelësi i një marrëveshje që Glazer dhe Gregurec kanë lidhur me Qeverinë e Kosovës në muajin mars të këtij viti.

Insajderi ka siguruar një dokument të nënshkruar nga Emilija Redzepi, ish-ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për angazhimin e Glazer dhe Gregurec më 17 mars të këtij viti.

Dokumenti tregon se Glazer dhe Gregurec janë autorizuar për të asistuar Qeverinë e Kosovës në sigurimin e mbështetjes materiale nga organizata dhe institucione ndërkombëtare përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Burimi

Back to top button