Lajme

Koronavirusi i merr jetën 39-vjeçarit shqiptar në Itali, nuk kishte asnjë sëmundje tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ndërroi jetë pasi ishte infektuar me Covid-19.

Mediat italiane raportojnë se vik tima është Pirin Lleshaj nga zona e Mirditës, i cili nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, por vetëm i infektuar dhe prej disa ditësh në gjendje kritike për jetën.

Vde kja e tij shënon rastin e parë në Molise, të një vi kt ime nën 40-vjeç dhe kjo i ka shqetësuar autoritetet shëndetësore.

Emigranti shqiptar ka lënë pas partneren e tij 25-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur. Pas këtij rasti dhe disa infektimeve të tjera të qytetareve në zonë, autoritetet presin konfirmimin e analizave, pasi dyshojnë se në zonë ka mbërritur varianti britanik i COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button