Lajme

Koronavirusi ka shkatërruar ekonomin, kaq milionë amerikan kanë mbetur papunë

Më shumë se 30 milion amerikanë kanë humbur punën e tyre në gjashtë javët që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, ndërsa ekonomia amerikane është përfshirë në një krizë të ngjashme me atë të viteve ’30.

Më shumë se 26 milion kanë aplikuar për ndihmë në pesë javët e mëparshme, duke shtuar rekordin më të madh të humbjeve të vendeve të punës në SHBA

Pothuajse në çdo industri, bizneset jo-thelbësore janë mbyllur, dhe punëtorët janë dërguar në shtëpi pa ndonjë ide të qartë se çfarë do të bëhet.

Rimëkëmbja ekonomike mund të ketë kërkojë muaj ose vite pa pushim, megjithëse qeveritarët në disa shtete kanë filluar të lejojnë disa biznese të rihapen nën disa kufizime.


Ekonomistët kanë parashikuar që shkalla e papunësisë për muajin prill mund të shkojë deri në 20 %. Ky do të ishte niveli më i lartë pas atij në 25 % gjatë Depresionit të Madh.

Shitjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa familjet po zvogëlojnë shpenzimet dhe besimi i konsumatorit po fundoset.

Ekonomia amerikane regjistroi tremujorin e saj më të keq, që nga kriza financiare e vitit 2008 këtë vit, sipas të dhënave të reja të publikuara të mërkurën, që japin një panoramë të qartë të shkatërrimit ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Burimi

Back to top button