Lajme

Koronavirusi po bën “kërdinë” në disa shtete, Trump “luftë” me OBSH

Në kohën kur koronavirusi është shndërruar në një kërcënim serioz për njerëzimin dhe po bën “kërdinë” në disa shtete, Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka nisur një “luftë” me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Specifikisht, Trump ka nisur një sulm ndaj OBSH duke e quajtur atë “Kino-centrike” dhe duke e akuzuar për lëshimin e këshillave të këqija në fillimin e pandemisë koronavirus.

“OBSH e dreqosi. Megjithëse financohet më shumë nga SHBA, për disa arsye vijon të mbetet Kino-centrike. Do ta rishikojmë këtë punë. Për fat të mirë unë kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës herët. Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump në Twitter.

Kina është nën sulm në Uashington, veçanërisht nga republikanët, për mënyrën se si trajtoi pandeminë dhe Trump ka shprehur dyshime për saktësinë e statistikave kineze për rastet dhe vdekjet, raporton “AFP”.

Kujtojmë se më shumë se 11,000 amerikanë kanë vdekur deri më tani nga COVID-19.

Burimi

Back to top button