Lajme

Kosnett Mustafes: Qeveria Amerikane qe dy vjet po punon rreth kësaj çështje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për telegrafin ka folur për temat më të rëndësishme në vend, ndër të tjera edhe për fillimin e dialogut të paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për takimin e thirrur nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ambasadori Kosnett, është shprehur se ky takim është shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe rajonin.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e tij, qeveria amerikane, ka folur për këtë që një kohë të gjatë- rreth dy vite, dhe se janë të fokusuar në çështjet që do të ndikojnë në jetët e përditshme të qytetarëve.

“Më lejo të them se unë mendoj që ky takim në Washington është një mundësi e rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe regjionin. Normalisht ka shumë kureshtje se çfarë do të diskutojnë liderët, çfarë mund të jetë përfundimi, do të ketë shumë spekulime dhe pyetje hipotetike prej tani e deri në kohën e takimit, dhe unë do të distancohem nga spekulimet dhe rrethanat hipotetike. Dhe dua ta theksoj se qeveria ime ka folur për këtë që një kohë të gjatë – rreth dy vite – ne mendojmë se është e rëndësishme të sjellim energji të re në procesin e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në veçanti jemi të fokusuar në çështjet që do të ndikojnë në jetët e përditshme të qytetarëve. Dhe ne mendojmë që tregtia dhe zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve. Mendoj se këtë e kemi parë gjatë pandemisë, se të gjithë jemi ballafaquar me kërcënime internacionale, globale (që nuk ndalen nëpër kufij). Dhe qeveritë mund të jenë më së shumti efektive, kur janë të gatshme të flasin me fqinjët dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për t’i zgjidhur këto probleme. Prandaj, do të dëshiroja që takimin në Washington ta shohim nga kjo pikëpamje, si mundësi për ta përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka thënë ambasadori Kosnett në një intervistë për Telegrafin..

Ndërsa i pyetur se a mund të ketë marrëveshje finale brenda këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, temë kjo që ju intereson të gjithëve në Kosovë e rajon?

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë afat, por procesi duhet të vazhdojë më shpejt dhe Kosova e Serbia kanë humbur shumë kohë përgjatë viteve dhe është në interes të dy shteteve dhe SHBA’së

Nuk mendoj se e dimë. Ambasadori Grenell ka thënë se nuk ka ndonjë afat…por procesi duhet të vazhdojë më shpejt dhe Kosova e Serbia kanë humbur shumë kohë përgjatë viteve dhe është në interes të dy shteteve dhe SHBA-së, por edhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian që të ecim drejt veprimeve konkrete dhe sukseseve. Dhe nuk mund të them më shumë se kaq për momentin. Pra, në këtë rrugëtim do të jemi bashkë

Source link

Back to top button