Lajme

Kosova ia tejkalon me raste të virusit një shteti që e ka popullsinë 21-herë më të madhe

Kosova shënoi më shumë raste të virusit se një shtet me popullsi 21 herë më të madhe.

IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë se në Kosovë janë shënuar edhe 79 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve ka shkuar në 362, ndërkohë 59 janë shëruar dhe 7 janë të vdekur.

Kjo shifër ishte mjaft shqetësuese. Ajo është madje më e madhe se numri i infektimeve të reja që janë raportuar në 24 orët e fundit në Afganistan, i cili ka popullsi 21 herë më të madhe se Kosova.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar vetëm 58 raste të reja të infektimeve dhe tri vdekje.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Afganistan shkoi në 665, kurse shifra e të vdekurve në 21 e 37 pacientë janë shëruar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Nëse e bëjmë një llogaritje të thjeshtë, i bie se Afganistani ka popullsi 21 fish më të madhe se Kosova, por gjatë 24 orëve të fundit i ka regjistruar 21 raste të reja më pak.

Burimi

Back to top button