Lajme

Kosova renditet e para për nga numri i vdekjeve me Covid-19 në Botë, reagon Kusari-Lila

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi raportimeve se Kosova renditet e para në botë për numrin e të vdekurve nga COVID-19 për 1 milion banorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka fajësuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për situatën e rëndë me koronavirus në vend.

“Kosova e para në Botë (prapë) për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panama.
Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Back to top button