fbpx
Lajme

Kosovarët e varfër që vetëm në dy vitet e fundit blenë 426 “Range Rover”

Kosova konsiderohet se është ndër vendet më të varfra në Evropë, ku shumë familje jetojnë në varfëri ekstreme e shumë sosh në varfëri.

Por, shpesh është edhe vend i paradoksit. Përveç ekstremit për kushte jo të mira për mijëra njerëz, ka edhe ekstremin tjetër, luksin.

Në veçanti këtë e sheh edhe në makina.

Kosovarët njihen si “marakli të kerreve”, çka nuk e kanë fare problem të shpenzojnë mijëra euro që ta kenë një veturë të modelit të fundit, nga marka që ata pëlqejnë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Sot nëpër rrugët e Kosovës sheh plotë vetura të sapo dala nga fabrika, të markave, “Range Rover”, Mercedes, BMW, Audi e tjera lloje.

“Ranger Rover” është ndër veturat më të shtrenjta sot në botë, ku çmimi ditët e sotme i një modeli të tillë arrinë rreth 100 mijë euro. Në fakt njihet si një nga veturat më të shtrenjta.

Por, sa vetura “Range Rover” kanë blerë kosovarët gjatë dy viteve të fundit?

Sipas statistikave të importit të këtij brendi të automjeteve për 2018 dhe 2019, janë blerë saktësisht 426 copë.

“Në total gjatë këtyre dy viteve janë importuar vetura në vlerë prej 14.5 milion euro të cilat kanë paguar rreth 4 milion euro taksa derisa sasia e tyre në copë për këto dy vite ishte 426 copë”, ka thënë për Reporteri.net, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në magjistralen që lidhë Prishtinën me Mitrovicën si dhe Prishtinën me Ferizajn janë hapur shumë sallone të shitjes së veturave. Pjesa më e madhe e tyre shesin vetura të përdorura e të importuara nga vende të ndryshme të Evropës, kryesisht Gjermania dhe Zvicra.

Me ligjet e reja në Republikën e Kosovës, veturat më të vjetra se 10 vjet nuk mund të regjistrohen. Kjo është vlerësuar shpesh si gabim, pasi jo të gjithë kanë mundësi për të blerë vetura të reja, por njëherësh kundërshtohet edhe nga ambientalistët që thonë se veturat e vjetra janë ndotës të ajrit. /Reporteri.net/.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close