Lajme

Kosovari vret gruan në Gjermani, pastaj paraqitet në Polici

Rreth orës 15 të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg për të informuar se ai kishte ekzekutuar gruan e tij në një apartament në këtë qytet

“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.

Siç dihet tani, gruaja e ekzekutuar është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici.

“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve” ka shtuar Meindl.

Se si ka ndodhur saktësisht vdekja e gruas në apartamentin e saj ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Ndërkohë është lëshuar urdhër arresti ndaj burrit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button