fbpx
Lajme

Kosovë një faculetë nga 10 cent në 1 euro,Derisa Gjermania përgjysmon çmimet e ilaçeve.

Vendi ynë vazhdon të ballafaqohet nga pandemia koronavirus.

Deri më tani sipas IKSHPK-së kanë rezultuar 63 raste pozitive, dy nga to vetëm sot.

E në këtë situatë të rëndë, pavarësisht thirrjeve dhe kërcënimeve me gjoba, disa biznese po vazhdojnë t’i ngritin çmimet.

Një lexues ka treguar për Indeksonline, se si një faculetë të thjeshtë e cila kishte kushtuar 0.10 cent, në një barnatore rrugës për Kërrpime në komunën e Podujevës e ka blerë 1 euro.

90634411 2914402065311850 385344461502152704 N
90634411 2914402065311850 385344461502152704 N

Kjo me arsyetimin se ato po përdoren në vend të maskave.

Në anën tjetër shteti i Gjermanisë, për qytetarët e saj ka bërë ulje të çmimeve.

Një paracetamol i këtij lloji, i cili po rekomandohet të pihet në rast të dhimbjeve dhe temperaturës së lartë, nga 04.99 euro sa ka qenë, tani është 02.50 euro.

Por, që një shitet në masë ta caktuar, një copë për një blerës./Indeksonline

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close