Lajme

Krimi makabër: Një djalë i pret kokën të dashurës, sepse i kërkoi të ndahej

Një vajzë 17 vjeçare është masakruar nga i dashuri i saj pasi ishte ndarë me të. Kështu tha sot policia suedeze pas hetimeve. Wilma Andersson ishte zhdukur më 14 nëntor, 2019, pasi shkoi në shtëpinë e ish-të dashurit Tishko S., 23 vjeç, për të marrë disa sende të saj, në Uddevalla në jugperëndim të Suedisë.

Kohët e fundit ajo ishte ndarë me të pas një lidhjeje dy-vjeçare. Policia nisi të kontrollonte shtëpinë kur Wilma humbi, dhe e gjetën të mbushur me gjurmë gjaku.

Më tej ata bënë dhe zbulimin e tmerrshëm të kokës së saj të prerë, të mbështjellë në letër alumini dhe kapur me ngjitëse. I linduri në Irak, Tishko, është arrestuar për vrasjen e saj.

Nëna e Wilmas, Linda Andersson denoncoi zhdukjen e saj. Një total prej 5000 oficerë policie e vullnetarë nisën kërkimet për vajzën, në ngjarjen që ka tronditur Suedinë. I akuzuari mohon se ka vrarë Wilma, por nuk arrin të shpjegojë sesi ADN-ja e tij gjendet në thikën e kuzhinës bashkë me gjakun e viktimës. Trupi i të ndjerës nuk është gjetur ende.

Miqtë e viktimës e përshkruanin të akuzuarin si shumë kontrollues, deri aty sa i tregonte vajzës çfarë të vishte, ku mund të shkonte dhe kë mund të takonte.

Ata ishin ndarë, por ajo ishte rikthyer disa herë në shtëpinë e tij për të marrë sendet personale. Nëna e saj Linda tha për mediat: “Unë vazhdoja t’i bija derës, por ai më tha se kishin bërë debat dhe ishte larguar. Gjyqi nis më 26 maj.

Burimi

Back to top button