Lajme

Kryeministri blen 4 këmisha për t’u nisur në SHBA, ia huq me numrin

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë atë që paraardhësi i tij, njëherit edhe shefi i tij, Albin Kurti, nuk e kishte bërë. Ai ka blerë katër këmisha për takimet negociatore që pritet të fillojnë me 27 qershor mes palës kosovare dhe asaj serbe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Hoti duket se e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe në shopping’un e bërë ka zgjedhur katër këmisha cilësore dhe të ngjyrave të ndryshme, për të shprehur edhe simbolikën e rrjedhës së takimeve.

Megjithatë, prestigjozja Kungulli ka marrë vesh se kujdesi i zotit Hoti në përzgjedhjen e këmishave nuk ka qenë maksimal. Hoti, që u bë zv/kryeministër e kryeministër brenda 3 muajve, ka blerë të gjitha këmishat në numër më të madh, aq sa janë edhe të papërdorshme.

“Nuk mund t’i dalë përpara Grenellit me ato këmisha. Janë shumë të mëdha. Do të duket si Ismet Beqiri me kostumin e tij gjatë viteve të rinisë”, i ka thënë Kungullit një burim brenda LDK’së, duke sjellë një vemendje një foto nga rinia e Ismet Beqirit ku qartazi shihet se ai ka të veshur një kostum me 3 numra më të madh

Burimi ka thënë se brenda kryeministrisë ka filluar diskutimi për t’u ndërruar këmishat, por problemi qëndron tek fakti se ai ka humbur kuponin fiskal dhe dyqani nuk mund t’ia ndërrojë ato.

Ndryshe, pakujdesia e Hotit me kuponin fiskal ngelet një çudi e madhe në këtë mes pasi që vetë Hoti gjatë qeverisë Mustafa, si Ministër i Financave, kishte promovuar marrjen e kuponave fiskal dhe madje kishte organizuar shpërblime nga ATK për ata që i mbledhin ata.

Source link

Back to top button