Lajme

Kryeministri Kurti e gjen një objekt për terminal doganor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” prej ku ka deklaruar se Qeveria e Kosovës shpreh interesim që sa më parë të funksionalizojë ndërtesën e aeroportit të vjetër, për të shërbyer si terminal doganor për regjionin e Prishtinës.

“Objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës në mënyrë që doganierët e regjionit të Prishtinës të vinë këtu dhe terminali doganor siç është normale, të jetë jo vetëm në shtet por edhe i shtetit”, tha Kurti, raporton ksp.

Ai deklaroi se qeveria që ai drejton është e interesuar që sa më parë të funksionolizojë këtë objekt për terminal doganor.

“Le të ja fillojmë me ketë terminal doganor këtu në Prishtinë që është edhe gjeografikisht në mes te Kosovës për të vazhduar pastaj me atë në Mitrovicë dhe Vërmicë.

Qeveria e Republikës se Kosovës, unë si kryeministër në detyrë, ministri i Financave, shprehim interesimin tonë që një kohë sa më të shkurtë ta funksionalizojmë këtë ndërtesë që ka edhe energji elektrike, punojnë edhe kamerat, për terminalin doganor të shtetit tonë”, tha ai.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button