Lajme

Kryeministri Kurti ‘godet’ presidentin Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë me media, ka folur edhe lër formimin e Qeverisë së re.

Ai tha se “unë jam kryeminsitër në detyrë“, derisa ka drejtuar kritika ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

Kurti tha se presidenti po mundohet të imponoj vullnetin politik në vend.

I pari i qeverisë në detyrë tha se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që i ka.

Kurti ka theksuar se nuk bën të politizohen testet e ardhura nga Serbia për koronaviursiin.

Ndërkohë, LDK ka nisur mbledhjen e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër.

Albin Kurti për 1 mijë testet e Serbisë: Ka mundur lehtë të jetë kurth, por nuk duhet të politizohet

Albin Kurti kur doli para mediave u pyet për një çështje e cila u bë goxha e madhe ditëve të fundit, lidhur me 1000 testet që u sollën si donacion nga Serbia në Kosovë.

Për këtë punë, pati kritika ndaj Qeverisë Kurti që i pranoi.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po thotë që kjo çështje nuk duhet të politizohet pasi nuk është e tillë.

Ndërsa, Kurti, gjithashtu shton që këto teste mund të ishin edhe kurthë e nëse nuk do të pranoheshin nga Kosova, do të ishte goxha problematike.

Ato 1000 testet janë gjest i Serbisë që nuk do duhej të politizohet, nuk besoj e mendoj që Serbia ka rregulluar imazhin e saj me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me marrëveshjet përgjatë krejt këtyre viteve sidomos pas pavarësisë, ne kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime tek qytetarët dhe është ministria e Shëndetësisë ajo dhe IKShPK-së, ato që vendosin se si do përdoren krejt testet që i procedojmë qofshin ato që i ka blerë shteti ynë, ose ato që na janë dhënë nga akterë e faktorë të ndryshëm.

Pra ne nuk e diskriminojmë askënd dhe jam i bindur që sikur të refuzonim do akuzoheshim për sjellje iracionale dhe politizim të një gjesti që nuk është i tillë, nuk kemi nevojë t’i ndihmojmë atyre që i dhanë 1000 teste në qëllimet politike, nëse nuk do t’i pranonim mund të kishim serb nga ndonjë komunë të nxitur nga strukturat që të ankohej se nuk po mund të testoheshin, e do duhej që ministri ynë të shfaqej para jush përditë duke testuar ndonjë qytetarë serb, pra kollaj ka mund të jetë kurthë në të cilën natyrisht që ne nuk biem brenda, duam raporte të mira fqinjësore e bashkëpunim rajonal në luftimin e koronavirusit që nuk na dallon nga tiparet tona si individ apo si komunitete”, ka deklaruar Kurti.

Burimi

Back to top button