Lajme

Kryeministri Kurti paralajmëron veprime nëse ka referendum ilegal

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla kanë thënë për T7 se nuk do të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë as legalisht as ilegalisht. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar veprime nëse mbahet referendumi ilegalisht.

Deklarata e përbashkët e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në vendin tonë, duket se nuk ka bindur shtetin tonë fqinj të heqë dorë nga ky organizim.

Kjo pasi që në Mërdare, dy ditë më parë, Policia e Kosovës ndaloi dy kamionë që po fusnin material zgjedhor në vendin tonë. Si pasojë 6 persona fillimisht u arrestuan, e pastaj u kthyen për Serbi gjatë ditës së djeshme.

E në rast se një përpjekje e tillë përseritet apo në çfarëdo forme do të ketë tentim për tu mbajtur ilegalisht referendumi, Kosova është gati për të penguar këto veprime.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, në një deklaratë për T7.

Ai tutje u shpreh se ky vendim nuk ka asgjë politike dhe se nënkupton vetëm mbrojtjen e interesave të vendit.

Edhe vartësja e tij, zv/kryeministrja e kryediplomatja Donika Gërvalla. tha për T7 se referendumi nuk do të lejohet të mbahet, as legalisht e as ilegalisht.

Gërvalla shtoi se ka vetëm një mënyrë që në Kosovë mund të votohet gjatë së dieles, por tha se atë Serbia e refuzoi.

Ajo gjithashtu shtoi se raportet me shtetet e Qunitit dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të shkëlqyera edhe përkundër refuzimit për mbajtjen e referendumit.

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë me 76 vota pro dhe vetëm 1 abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme.

Rakiq paralajmëron reciprocitet nëse nuk lejohen votimet në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë

Kryetari i Listës Serbe, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës se serbët do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga Serbia më 3 prill dhe paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Prishtinën.

Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.

Ai tha se serbët nga Kosova nuk do të “lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë”, duke theksuar se e drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë arsye ne tani po themi se zgjedhjet serbe më 3 prill do të mbahen në të gjitha sferat në Kosovë, tha Rakiq, duke shtuar se serbët nga Kosova janë të përkushtuar për një jetë të qetë dhe normale në liri.

“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Rakiq.

Serbët në Mitrovicë të Veriut ishin tubuar në orët e mëngjesit duke kundërshtuar mos lejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Ndërkaq sipas policisë për në orën 12:00 është paralajmëruar një protestë.

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit në vend. /Telegrafi/

Referendumi në Serbi, Melihate Tërmkolli thotë se kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.

“ Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button